KQZ do t’i ruaj fletëvotimet e vendvotimeve të manipuluara

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka shpjeguar se çfarë do të ndodhë me materialet zgjedhore që janë pjesë e hetimeve. Ai ka bërë me dije se materialet që janë pjesë e procedurave gjyqësore nuk i nënshtrohen procesit të asgjësimit. Sipas tij, ato materiale KQZ-ja do t`i ruaj deri në përfundimin e procedurës.…

Lajme

24/01/2026 11:51

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka shpjeguar se çfarë do të ndodhë me materialet zgjedhore që janë pjesë e hetimeve.

Ai ka bërë me dije se materialet që janë pjesë e procedurave gjyqësore nuk i nënshtrohen procesit të asgjësimit.

Sipas tij, ato materiale KQZ-ja do t`i ruaj deri në përfundimin e procedurës.

“Materiali zgjedhor i cili është objekt i shqyrtimit apo hetimit nga institucionet e drejtësisë, nuk do të shkatërrohet, por do të ruhet deri në përfundimin e të gjitha procedurave ligjore. Gjithashtu, edhe një pjesë tjetër e materialit zgjedhor do të ruhet nga KQZ dhe kjo bëhet për qëllime të trajnimit të stafit, i cili do të angazhohet në proceset e ardhshme zgjedhore”, ka thënë Elezi.