Dallaveret me vota, ish-kryeprokurori i Prizrenit: Edhe KQZ-ja duhet të ketë përgjegjësi

Ish-kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, ka komentuar aksionin e djeshëm të Prokurorisë së Prizrenit ndaj manipuluesve të votave. Ai ka bërë me dije se në këtë rast as KQZ-ja nuk mund t`i ik përgjegjësisë. Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ai ka thënë se KQZ-ja është dashur të ketë kujdes në certifikimin e komisionerëve. “Edhe…

Lajme

24/01/2026 09:47

Ish-kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, ka komentuar aksionin e djeshëm të Prokurorisë së Prizrenit ndaj manipuluesve të votave.

Ai ka bërë me dije se në këtë rast as KQZ-ja nuk mund t`i ik përgjegjësisë.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ai ka thënë se KQZ-ja është dashur të ketë kujdes në certifikimin e komisionerëve.

“Edhe KQZ-ja është e ndërlidhur dhe duhet të ketë përgjegjësi, sepse siç u tha edhe familjarët e kandidatëve kanë qenë të kyçur. Përveç subjekteve dhe kandidatëve, besoj që edhe KQZ-ja është dashur me ditë kë po e licencon, kush do të jenë komisionerë?”, ka deklaruar ai.