Ambasadori Rudolph shkruan për 100 ditët e para të tij në Kosovë: Njerëz mikpritës, biseda kuptimplota dhe një ndjenjë e thellë lidhjeje me Gjermaninë

Ambasadori gjerman Rainer Rudolph, përmes një postimi në faqen e ambasadës gjermane ka shkruar për 100 ditët e tij të para në Kosovë, duke theksuar se ‘’ngrohtësia e jashtëzakonshme e mikpritjes’’ që ai ka ndjerë, është nga përshtypjet më të forta që ka përjetuar nga ditët e para në Prishtinë. Ai ka thënë se kureshtja…

Lajme

23/01/2026 20:32

Ambasadori gjerman Rainer Rudolph, përmes një postimi në faqen e ambasadës gjermane ka shkruar për 100 ditët e tij të para në Kosovë, duke theksuar se ‘’ngrohtësia e jashtëzakonshme e mikpritjes’’ që ai ka ndjerë, është nga përshtypjet më të forta që ka përjetuar nga ditët e para në Prishtinë.

Ai ka thënë se kureshtja e ka çuar atë përtej Prishtinës, duke bërë ecje, shëtitje në Prizren, vizitë në manastirin e Deçanit, dhe vizitë në veriun e vendit.

‘’… dhe kudo që kam qenë, përvoja ka qenë e njëjtë: njerëz mikpritës, biseda kuptimplota dhe një ndjenjë e thellë lidhjeje me Gjermaninë’’, ka thënë ambasadori.

Postimi:

100 ditë në Kosovë 🇽🇰

Një nga përshtypjet më të forta nga ditët e mia të para në Prishtinë — dhe diçka që më ka shoqëruar që atëherë — është ngrohtësia e jashtëzakonshme e mikpritjes që kam ndjerë kudo që kam shkuar. Që në fillim, jam pritur me mirësi, hapje dhe buzëqeshje të sinqerta.

Sigurisht, gjithçka nisi këtu në Prishtinë, por kureshtja ime më çoi shpejt përtej qytetit. Kam bërë ecje në malet pranë Brodit, kam shëtitur në qytetin e vjetër plot hijeshi të Prizrenit, kam vizituar manastirin e bukur në Deçan dhe kam udhëtuar drejt veriut — dhe kudo që kam qenë, përvoja ka qenë e njëjtë: njerëz mikpritës, biseda kuptimplota dhe një ndjenjë e thellë lidhjeje me Gjermaninë.

Të njohësh këtë vend përmes njerëzve të tij ka qenë një kënaqësi e vërtetë. Dhe bukuria e Kosovës nuk kërkon as udhëtime të gjata — ajo fillon menjëherë pranë pragut tim, kur dal për vrap në Parkun e Gërmisë gjatë fundjavave.

Me padurim po pres për edhe më shumë ditë të bukura këtu në Kosovë.