OVL UÇK pret në takim kryetarën e veteranëve amerikanë, Gucati i ndan mirënjohje
Ditën e sotme, përfaqësuesit e organizatës së OVL-UÇK’së, kanë pritur në takim, Carol Whitmore, e cila është komandante e Përgjithshme e Veteranëve Amerikanë. E njëjta ka qenë e shoqëruar nga drejtori Ekzekutiv i Zyrës së kësaj organizate në Uashington, Ryan Galluci. OVL UÇK bën të ditur se gjatë takimit, ata kanë biseduar në rëndësinë e…
Lajme
Ditën e sotme, përfaqësuesit e organizatës së OVL-UÇK’së, kanë pritur në takim, Carol Whitmore, e cila është komandante e Përgjithshme e Veteranëve Amerikanë.
E njëjta ka qenë e shoqëruar nga drejtori Ekzekutiv i Zyrës së kësaj organizate në Uashington, Ryan Galluci.
OVL UÇK bën të ditur se gjatë takimit, ata kanë biseduar në rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet organizatave të veteranëve, rolin e veteranëve në ruajtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, si dhe, përvojat e përbashkëta.
Postimi:
Sot patëm nderin të mirëprisnim znj. Carol Whitmore, Komandante e Përgjithshme e Veteranëve Amerikanë, e shoqëruar nga z. Ryan Gallucci, Drejtor Ekzekutiv i Zyrës së kësaj organizate në Uashington.
Gjatë takimit, diskutimet u përqendruan në rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet organizatave të veteranëve, rolin e veteranëve në ruajtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, si dhe përvojat e përbashkëta në shërbim të paqes dhe stabilitetit.
Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për angazhimin dhe mbështetjen e saj ndaj Kosovës, Kryetari i OVL UÇK-së, z. Hysni Gucati, i ndau znj. Whitmore një mirënjohje.
Takimi u mbajt në frymë respekti dhe miqësie të ndërsjellë, duke riafirmuar lidhjet e vazhdueshme ndërmjet veteranëve të UÇK-së dhe veteranëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.