Dyshime për manipulim votash në Malishevë, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për manipulim të votave në Komunën e Malishevës, pasi disa kandidatë rezultuan të kenë përfituar qindra vota më shumë. Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në komunë, duke përfshirë: Identifikimin e personave përgjegjës, Grumbullimin e informatave, Sigurimin…

Lajme

23/01/2026 17:10

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për manipulim të votave në Komunën e Malishevës, pasi disa kandidatë rezultuan të kenë përfituar qindra vota më shumë.

Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në komunë, duke përfshirë:

Identifikimin e personave përgjegjës,

Grumbullimin e informatave,

Sigurimin e provave relevante, të cilat lidhen me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë për deputet të Kuvendit të Kosovës, raporton lajmi.net

Në njoftimin për media, Prokuroria thekson se mbetet e angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe do të trajtojë çdo rast të dyshuar, me synimin e ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Prokuroria Themelore në Gjakovë po monitoron gjithashtu nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore, në kuadër të kompetencave të saj ligjore./Lajmi.net/