Qytetarët po përballen me reduktime të rrymës, Kurti në Davos ju thotë ndërkombëtarëve: Në qeverisjen tonë kombinuam Kantin, Millin dhe Aristotelin
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është duke qëndruar në Forumin Ekonomik në Davos. Atje ai ka pasur disa takime dhe ka mbajtur disa fjalime, transmeton lajmi.net. Në një video të publikuar nga partia Vetëvendosje, lideri i saj dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, foli në Forumin Ekonomik në Davos, në kuadër të aktivitetit “Shtëpia e…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është duke qëndruar në Forumin Ekonomik në Davos.
Atje ai ka pasur disa takime dhe ka mbajtur disa fjalime, transmeton lajmi.net.
Në një video të publikuar nga partia Vetëvendosje, lideri i saj dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, foli në Forumin Ekonomik në Davos, në kuadër të aktivitetit “Shtëpia e Kosovës” ka folur për drejtësinë kantiane, utilitarizmin e John Stuart Mill-it dhe virtytet e Aristotelit.
Krejt këto i thotë në një kohë kur qytetarët e Kosovës po përballen me reduktime të rrymës.
“Në qeverisjen tonë, kombinuam drejtësinë normative kantiane (morali si burim i veprimit) me utilitarizmin e John Stuart Mill-it (lumturi maksimale për shumicën), duke i integruar këto në vendimmarrje dhe marrëdhënie me njerëzit. Për zyrtarët shtetërorë, ndoqëm etikën e virtytit të Aristotelit, duke theksuar rëndësinë e udhëheqësve të virtytshëm në pozita kyçe, por gjithmonë të lidhur me popullin. Ky “trekëndësh” Kant–Mill–Aristoteli u zbatua me sukses në politikëbërje dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, duke treguar që ishte i dobishëm.”, tha Kurti./lajmi.net/