Në QNR rinumërohen mbi 1200 vendvotime, procesi përfundon në 19 komuna
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim. Sipas të dhënave të fundit, nga fillimi i rinumërimit të martën, më 13 janar 2026, në orën 18:00, e deri të premten, më 23 janar 2026, në orën…
Lajme
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim.
Sipas të dhënave të fundit, nga fillimi i rinumërimit të martën, më 13 janar 2026, në orën 18:00, e deri të premten, më 23 janar 2026, në orën 10:00, janë rinumëruar gjithsej 1,240 vendvotime, që përbëjnë rreth 49 për qind të totalit prej 2,557 vendvotimesh, transmeton lajmi.net.
KQZ njofton se deri në këtë fazë, procesi i rinumërimit është përmbyllur plotësisht në 19 komuna, ndërsa puna po vazhdon edhe në komunat e tjera të përfshira në vendimin për rinumërim.
Rezultatet e rinumërimit publikohen në mënyrë progresive në platformën zyrtare të KQZ-së për rezultate, në seksionin QNR > Rinumërim, pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim./lajmi.net/