Djali i Nait Hasanit raportohet se është ndalur nga policia për manipulim të votave në Prizren, ish-deputeti nuk jep përgjigje

Sot janë ndaluar disa persona nga Policia e Kosovës nën dyshimet për manipulim të votave në Prizren. Siç raportohet njëri nga të ndaluarit është edhe djali i ish-deputetit të PDK-së, Nait Hasani, Art Hasani. Lajmi.net ka tentuar të kontaktoj me Nait Hasanin, por ky i fundit nuk është përgjigjur. Personave të ndaluar i është vënë…

Lajme

23/01/2026 10:58

Sot janë ndaluar disa persona nga Policia e Kosovës nën dyshimet për manipulim të votave në Prizren.

Siç raportohet njëri nga të ndaluarit është edhe djali i ish-deputetit të PDK-së, Nait Hasani, Art Hasani.

Lajmi.net ka tentuar të kontaktoj me Nait Hasanin, por ky i fundit nuk është përgjigjur.

Personave të ndaluar i është vënë masa prej 48 orëve.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë kanë ndaluar edhe komisionerë të tjerë. Kjo vie pasi është duke u zhvilluar një hetim i gjerë mbi manipulimet dhe keqpërdorimet që ndodhën në zgjedhjet nacionale në kuadër të votave për kandidatë për deputetë

Aksioni në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës si dhe nga Prokuroria në Prizren, por nuk janë dhënë detaje shtesë.

“Konfirmoi se aksioni është duke u zhvilluar. Për momentin nuk mund të ndajmë detaje tjera, pasi procedurat janë në vazhdim”, u tha nga Zyra për Informim e Prokurorisë në Prizren.

Kurse “Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, majore Luljeta Mehmeti./Lajmi.net/