Dyshimet për keqpërdorime me vota, Policia konfirmon aksionin që po zhvillohet në Prizren
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren janë duke zhvilluar një operacion të gjerë në rajonin e Prizrenit në lidhje me dyshimet për manipulim e keqpërdorim të votave nga zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit. “Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij”, tha zëdhënësja e…
Lajme
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren janë duke zhvilluar një operacion të gjerë në rajonin e Prizrenit në lidhje me dyshimet për manipulim e keqpërdorim të votave nga zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit.
“Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, majore Luljeta Mehmeti.
Siç raportohet deri më tani mbi 100 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor në zgjedhjet e 28 dhjetorit janë cak i kësaj aksioni hetimor./Lajmi.net/