Bashkimi fiton kundër Pejës në Karagaç dhe kualifikohet tutje në fazën tjetër të Kupës – “Shqiponjat” të zhgënjyer e ndalën ndeshjen për disa minuta

Në një përballje dramatike të Kupës së Kosovës në basketboll mes Pejës dhe Bashkimit, ndeshja u ndërpre 46 sekonda para fundit. Tifozët e Pejës, të pakënaqur me rezultatin, filluan të hedhin sende në fushë dhe tentuan të pengonin basketbollistët e skuadrës së tyre, transmeton lajmi.net. Në momentin e ndërprerjes, rezultati ishte 70-72 në favor të…

Sport

22/01/2026 20:58

Në një përballje dramatike të Kupës së Kosovës në basketboll mes Pejës dhe Bashkimit, ndeshja u ndërpre 46 sekonda para fundit.

Tifozët e Pejës, të pakënaqur me rezultatin, filluan të hedhin sende në fushë dhe tentuan të pengonin basketbollistët e skuadrës së tyre, transmeton lajmi.net.

Në momentin e ndërprerjes, rezultati ishte 70-72 në favor të Bashkimit.

Ndeshja përfundoi me rezultat 70-73 në të mirë të Bashkimit, duke siguruar kalimin e skuadrës prizrenase në gjysmëfinale të Kupës./lajmi.net/