Peci takohet me komandantin e KFOR-it: Temë kryesore e diskutimit ishte gjendja e përgjithshme e sigurisë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka pritur sot në zyrën e tij komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, me të cilin ka diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. Gjatë takimit, Peci theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve lokale dhe KFOR-it, në funksion të garantimit të sigurisë…

Lajme

22/01/2026 20:20

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka pritur sot në zyrën e tij komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, me të cilin ka diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Gjatë takimit, Peci theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve lokale dhe KFOR-it, në funksion të garantimit të sigurisë për të gjithë qytetarët, pa dallim komuniteti, transmeton lajmi.net.

Ai ka falënderuar KFOR-in për kontributin e vazhdueshëm në lirinë e Kosovës, si dhe për rolin e tyre në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

Postimi i plotë: 

🤝Sot mirëprita në zyrën time komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Temë kryesore e diskutimit ishte gjendja e përgjithshme e sigurisë, rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me KFOR-in në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët nga të gjitha komunitetet pa dallim.
Falënderova KFOR-in për kontributin në lirinë e Kosovës, ruajtjen e paqes dhe stabilitetin në vend dhe rajon./lajmi.net/