Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 22 janarin e vitit 1998, një ditë që për familjen Jashari nuk ishte e zakonshme. Haradinaj theksoi se atë ditë baca Shaban me djemtë Ademin dhe Hamzën, edhe me nipa dhe mbesa, u rezistuan sulmeve të armikut në sulmin e dytë ndaj kësaj…
Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 22 janarin e vitit 1998, një ditë që për familjen Jashari nuk ishte e zakonshme.
Haradinaj theksoi se atë ditë baca Shaban me djemtë Ademin dhe Hamzën, edhe me nipa dhe mbesa, u rezistuan sulmeve të armikut në sulmin e dytë ndaj kësaj familjeje emblematike të kombit shqiptar.
“Qëndresa e tyre nuk mund të shihej si një ngjarje e vetme, por si një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë. Akti i tyre heroik përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e shqiptarëve në rrugën drejt lirisë së Kosovës. Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve për liri!”, deklaroi Haradinaj.