“Sallatë jeshile, fileto peshku e thjeshtë në komunikim” Përshkrimi i pronarit të resortit ku darkoi vajza e Trump

Kjo është salla e restorantit në zonën e Orikumit, në Vlorë, ku mbrëmjen e së mërkurës vajza e presidentit të SHBA-së, Ivanka Trump, ka darkuar me kryeministrin e vendit, Edi Rama, dhe grupin e arkitektëve që e shoqëronin. Për pronarin e resortit ku ndodhet restoranti, mbrëmja ishte ndër më të veçantat, ndërsa ka ndarë edhe…

Lajme

22/01/2026 15:19

Kjo është salla e restorantit në zonën e Orikumit, në Vlorë, ku mbrëmjen e së mërkurës vajza e presidentit të SHBA-së, Ivanka Trump, ka darkuar me kryeministrin e vendit, Edi Rama, dhe grupin e arkitektëve që e shoqëronin.

Për pronarin e resortit ku ndodhet restoranti, mbrëmja ishte ndër më të veçantat, ndërsa ka ndarë edhe disa detaje mbi preferencat e shijeve kulinare të Ivankës dhe, natyrisht, ajo që i ka bërë më shumë përshtypje ishte thjeshtësia në komunikim e vajzës së njeriut më të fuqishëm në botë.

“Ishte një kënaqësi e veçantë që të vinte vajza e parë e botës. Domethënë, u përkushtuam që të krijonim një atmosferë shumë të mirë, që nga mikpritja, shërbimi dhe pjesa e ushqimit. Pastaj ata na thanë dy fjalë dhe e zgjodhëm vetë, e përgatitëm vetë. Shumë thjeshtë: tre gjëra – një sallatë jeshile, një pastë të zier dhe një fileto në furrë. Ajo vetë krijonte një atmosferë që të mos ndiheshe fare në siklet. Ishte shumë e thjeshtë”, tha për A2 CNN.

Vizita e Ivanka Trump ka vijuar edhe gjatë ditës së enjte në Vlorë, ku përveç investimit në ishullin e Sazanit, ka vizituar edhe vende të tjera me potencial turistik për investime.

Vizita e Ivanka Trump në Vlorë, sallatë jeshile, fileto peshku dhe e thjeshtë në komunikim