Sveçla: Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes është hap i qëlluar
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka vlerësuar si hap të qëlluar anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, duke theksuar se institucionet e vendit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në koordinim të vazhdueshëm lidhur me këtë proces. I pyetur nëse Qeveria e Kosovës ka qenë në koordinim…
Lajme
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka vlerësuar si hap të qëlluar anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, duke theksuar se institucionet e vendit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në koordinim të vazhdueshëm lidhur me këtë proces.
I pyetur nëse Qeveria e Kosovës ka qenë në koordinim me presidenten Vjosa Osmani për këtë çështje, Sveçla tha se bashkëpunimi institucional ka qenë konstant.
“Për mendimin tim është një hap i qëlluar dhe po në vazhdimësi jemi në koordinim”, deklaroi Sveçla.