“Duhej të zgjidhja mes babait dhe vajzës dhe unë zgjodha vajzën” – Edi Rama ironizon duke treguar pse nuk ishte në Davos

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kishte po ashtu ftesë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes. Ai sot nuk ka marrë pjesë aty, shkruan lajmi.net. Në seancën e sotme, ai me ironi e humor është përgjigjur pse nuk mori pjesë, duke thënë se duhej të “vendoste mes babait dhe vajzës”. Pra, të shkonte në…

Lajme

22/01/2026 13:03

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kishte po ashtu ftesë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes.

Ai sot nuk ka marrë pjesë aty, shkruan lajmi.net.

Në seancën e sotme, ai me ironi e humor është përgjigjur pse nuk mori pjesë, duke thënë se duhej të “vendoste mes babait dhe vajzës”. Pra, të shkonte në Davos në ftesën e Trump, apo ta mikpriste vajzën e tij, Ivanka Trump në Shqipëri.

“Që mos të shqetësoheni pse nuk jam atje, se mezi prisnit që të shihnit atje. Në fakt unë duhet të bëja një zgjedhje: t’i përgjigjesha babait apo të mikprisja vajzën këtu në Shqipëri, dhe zgjodha vajzën. Dhe natyrisht vajzën e zgjodha me lejen e babait. E dyta, duke qenë se zoti Mediu është ura që lidh Amerikën me rrugën e shpresës, unë prisja nga zoti Mediu në fakt që të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë dhe të mbante anën e Amerikës, por s’ka problem, se nuk shohim asnjë arsye për të parë divergjenca të tilla.” – tha Rama.