Çka është Bordi i Paqes për Gazën në të cilin u ftua Kosova?
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nën pranin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes në Davos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Osmani u pa duke shkëmbyer edhe një bisedë të shkurtë me presidentin Trump, ku më pas nënshkroi marrëveshjen e cila u prit me duartrokitje nga…
Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nën pranin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes në Davos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Osmani u pa duke shkëmbyer edhe një bisedë të shkurtë me presidentin Trump, ku më pas nënshkroi marrëveshjen e cila u prit me duartrokitje nga të pranishmit e tjerë, raporton lajmi.net
Osmani u thirr për të nënshkruar dokumentin bashkë me kryeministrin e Pakistanit
Fjalë ndërroi me Trumpin edhe kryeministri i Pakistanit dhe pastaj liderët vunë nënshkrimet e tyre mbi dokument.
Bordi i Paqes
Shtëpia e Bardhë thotë se ky organ do të përqendrohet në çështje të tilla si “ndërtimi i kapaciteteve qeverisëse, marrëdhëniet rajonale, rindërtimi, tërheqja e investimeve, financimi në shkallë të gjerë dhe mobilizimi i kapitalit”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryetar
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio
Steve Witkoff, negociatori special i Trump
Jared Kushner, dhëndri i Trump
Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar
Marc Rowan, miliarder financier amerikan
Ajay Banga, president i Bankës Botërore
Robert Gabriel, ndihmës besnik i Trump në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Komiteti Kombëtar për administrimin e Gazës
Ky organ, i përbërë nga teknokratë, do të “mbikëqyrë restaurimin e shërbimeve publike kryesore, rindërtimin e institucioneve civile dhe stabilizimin e jetës së përditshme në Gaza”.
Ali Shaath, ish-zëvendësministër i Autoritetit Palestinez (kreu i komitetit)
Bordi ekzekutiv i Gazës
Ky entitet ka për qëllim të “mbështesë qeverisjen efektive” dhe të ofrojë shërbime për popullin e Gazës.
Steve Witkoff
Jared Kushner
Tony Blair
Marc Rowan
Nickolay Mladenov, diplomat bullgar
Sigrid Kaag, koordinatore humanitare e OKB-së për Gazën
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan
Ali Al-Thawadi, diplomat nga Katari
Gjenerali Hassan Rashad, drejtor i agjencisë së inteligjencës së Egjiptit
Reem Al-Hashimy, ministër i Emirateve
Yakir Gabay, miliarder izraelit
Ali Al-Thawadi, diplomat nga Katari
Gjenerali Hassan Rashad, drejtor i agjencisë së inteligjencës së Egjiptit
Reem Al-Hashimy, ministër i Emirateve
Yakir Gabay, miliarder izraelit
Udhëheqësit që thanë se ishin ftuar të bashkoheshin
Presidenti argjentinas Javier Milei
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva
Kryeministri kanadez Mark Carney
Presidenti qipriot Nikos Christodoulides
Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi
Kryeministri hungarez Viktor Orban
Kryeministri indian Narendra Modi
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni
Mbreti jordanez Abdullah II
Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif
Presidenti paraguaian Santiago Pena
Presidenti rumun Nicusor Dan
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan./Lajmi.net/