Ceremonia e nënshkrimit të Bordit të Paqes, Osmani në skenë me Trumpin e shumë liderë të tjerë botërorë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është në skenë së bashku me shumë liderë të tjerë botërorë në ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes. Kosova pranoi të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes për Gazën. Osmani tha të mërkurën se “me krenari të madhe e kam pranuar këtë ftesë personale të presidentit Trump”. Ajo…

Lajme

22/01/2026 11:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është në skenë së bashku me shumë liderë të tjerë botërorë në ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes.

Kosova pranoi të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes për Gazën.

Osmani tha të mërkurën se “me krenari të madhe e kam pranuar këtë ftesë personale të presidentit Trump”.

Ajo shtoi se Kosova, sado e vogël, “mund të japë kontribut të madh në realizimin e këtyre synimeve. Jam duke punuar afër me Shtëpinë e Bardhë që kontributi ynë të jetë konkret dhe domethënës”.

Çfarë është Bordi i Paqes për Gazën në të cilin u ftua Kosova?

Ky mekanizëm është pjesë e planit 20-pikësh të presidentit Trump për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera.