Lushtaku kujton sulmin e dytë mbi familjen Jashari: Kujtimi i kësaj qëndrese, na obligon ta përcjellim brez pas brezi dashurinë për atdheun
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar sulmin e dytë mbi familjen Jashari, që ka thënë se është një nga momentet më domethënëse të rezistencës shqiptare kundër pushtuesit serb. Sipas Lushtakut, në këtë sulm, familja Jashari dëshmoi edhe njëherë vendosmërinë për të mos u nënshtruar, duke e shndërruar kullën e tyre në simbol të…
Lajme
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar sulmin e dytë mbi familjen Jashari, që ka thënë se është një nga momentet më domethënëse të rezistencës shqiptare kundër pushtuesit serb.
Sipas Lushtakut, në këtë sulm, familja Jashari dëshmoi edhe njëherë vendosmërinë për të mos u nënshtruar, duke e shndërruar kullën e tyre në simbol të qëndresës, guximit dhe sakrificës për liri.
“Sulmi i dytë ndaj familjes Jashari ishte paralajmërim i qartë i rrugës së pakthyeshme drejt luftës çlirimtare dhe dëshmi se fryma e rezistencës ishte tashmë e gjallë në zemrën e popullit shqiptar. Kujtimi i kësaj qëndrese na obligon të ruajmë dhe ta përcjellim brez pas brezi vlerën e sakrificës dhe dashurisë për atdheun. Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Lushtaku. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: