22 janari – ditë krenarie, Brahimaj nderon familjen Jashari dhe heronjtë e UÇK-së

Ish-deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka publikuar një postim përkujtimor për ngjarjet e 22 janarit 1998, ditë e cila mbetet simbol i rezistencës dhe krenarisë kombëtare në Kosovë. Në postimin e tij, Brahimaj rikujton momentet kur familja Jashari u sulmua në Prekaz, ndërsa ai dhe bashkëluftëtarët e tjerë ishin në Bajram Curr, në strehën e…

Lajme

22/01/2026 11:23

Ish-deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka publikuar një postim përkujtimor për ngjarjet e 22 janarit 1998, ditë e cila mbetet simbol i rezistencës dhe krenarisë kombëtare në Kosovë.

Në postimin e tij, Brahimaj rikujton momentet kur familja Jashari u sulmua në Prekaz, ndërsa ai dhe bashkëluftëtarët e tjerë ishin në Bajram Curr, në strehën e UÇK-së të Besnik Krasniqit, së bashku me heronjtë Mujë Krasniqin, Ilir Konushevcin, Qerim Kelmendin, si dhe Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn, mes të tjerëve.

Ai thekson se lajmi për sulmin i vuri menjëherë në lëvizje, duke futur në Kosovë 96 armë për luftën që po vinte.

“Ndërsa Jasharajt zmbrapsnin armikun, ne përgatiteshim për luftën që po vinte. Sot ata nuk janë më, por lavdia e tyre jeton përjetë. Lavdi Dëshmorëve!”, shkruan Brahimaj në postimin e tij. /Lajmi.net/