Pezullimi i Ballukut në gjykim në Kushtetuese, Kryeministria akuzon SPAK-un për shkelje ligjore
Në Gjykatën Kushtetuese ka filluar seanca lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, ku po shqyrtohet ankimi i kryeministrit Edi Rama pas pezullimit të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. Seanca, me relator gjyqtar Sandër Beci, u hap në orën 10:00 dhe po zhvillohet pa praninë e zv/kryeministres, pasi ajo nuk figuron si palë në proces. Në…
Lajme
Në Gjykatën Kushtetuese ka filluar seanca lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, ku po shqyrtohet ankimi i kryeministrit Edi Rama pas pezullimit të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.
Seanca, me relator gjyqtar Sandër Beci, u hap në orën 10:00 dhe po zhvillohet pa praninë e zv/kryeministres, pasi ajo nuk figuron si palë në proces.
Në këtë rast, Këshilli i Ministrave përballet me përfaqësuesit e SPAK-ut, prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Për më tepër, Presidenca dhe Kuvendi kanë dërguar përfaqësues të tyre si palë të interesuara.
Ndërkohë, GJKKO ka refuzuar pjesëmarrjen, duke argumentuar se një pjesëmarrje e tillë do të dëmtonte parimin e ndarjes së pushteteve.
Seanca ka nisur me relacionin e gjyqtarit Sandër Beci. /Euronews.al/