Dragash: Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e nënës
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për F.B., i cili aktualisht ndodhet në ndalim 48-orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”. Sipas prokurorisë, më 20 janar 2026, në fshatin Restelicë të Dragashit, F.B. në shtëpinë familjare…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për F.B., i cili aktualisht ndodhet në ndalim 48-orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Sipas prokurorisë, më 20 janar 2026, në fshatin Restelicë të Dragashit, F.B. në shtëpinë familjare ku jetonte me viktimën, nënën e tij T.B., e ka privuar me dashje nga jeta. Sipas raportit, ai fillimisht e ka goditur viktimën me grushte në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas e ka shtrënguar për fyti, duke shkaktuar vdekjen e saj në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq Prokuroria Themelore në Prizren thekson se vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale. /Lajmi.net/