Arrestohen dy meshkuj në Pejë për deklarim të rremë- ia mundësonin një personi pajisjen me dokumente

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë deklaruar rrejshëm pranë qendrës për pajisje me dokumente identifikimi, në mënyrë që t’u mundësohet pajisja me dokumente një të dyshuari tjetër mashkull. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti u raportua si…

Lajme

22/01/2026 09:27

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë deklaruar rrejshëm pranë qendrës për pajisje me dokumente identifikimi, në mënyrë që t’u mundësohet pajisja me dokumente një të dyshuari tjetër mashkull.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Rasti u raportua si “deklarim i rremë” në Pejë./Lajmi.net/