Përleshje dhe të shtëna me armë zjarri mes disa personave në Ferizaj

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur mbrëmë në Ferizaj. Pas një mosmarrëveshje në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovar pati edhe të shtëna me armë meqë rast të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. “Gjatë hetimeve të rastit janë identifikuar…

Lajme

22/01/2026 09:15

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur mbrëmë në Ferizaj.

Pas një mosmarrëveshje në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovar pati edhe të shtëna me armë meqë rast të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

“Gjatë hetimeve të rastit janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej të cilëve janë arrestuar dhe nga ta janë konfiskuar: një armë zjarri pistoletë, dy mjete të mprehta dhe një shufër metali”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme hetimore./Lajmi.net/