Protestë paqësore më 17 shkurt për ish-krerët e UÇK-së, Tasholli: Vetëm drejtësia të flasë, pa hapësirë për politikë

Platforma qytetare “Liria ka Emër” njoftoi sot organizimin e një proteste paqësore më 17 shkurt në ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me moton “Drejtësi, jo politikë!”. Sipas Ismail Tashollit, anëtar i organizatës, data e zgjedhur ka karakter simbolik për qytetarët e Kosovës, duke përkujtuar protagonistët që nuk mund të jenë më 17 shkurt…

Lajme

21/01/2026 18:46

Platforma qytetare “Liria ka Emër” njoftoi sot organizimin e një proteste paqësore më 17 shkurt në ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me moton “Drejtësi, jo politikë!”.

Sipas Ismail Tashollit, anëtar i organizatës, data e zgjedhur ka karakter simbolik për qytetarët e Kosovës, duke përkujtuar protagonistët që nuk mund të jenë më 17 shkurt në ditën e shpalljes së Pavarësisë.

Ai ka theksuar se Gjykata Speciale duhet të jetë mbi parime juridike jo të japë mesazhe politike.

“E kemi zgjedhur një datë simbolike që përfaqëson emocion për qytetarët kosovarë por janë edhe protagonistët që nuk ndodhën ne mesin tonë të datës 17 shkurt të shpalljes së pavarësisë. Dh enë vazhdimësi ne kemi artikuluar dyshimet pakënaqësi ose kritikat dhe nevojën për transparencë dhe ky marsh me moton “drejtësi, jo politikë!” është grumbullim i atij artikulimi qytetar për shqetësimin që e kemi. Gjykata duhet të jetë mbi parime juridike jo shpesh herë që është perceptuar se po japë mesazhe politike”, ka deklaruar Tasholli në dukagjin.

“Duhet të përçojmë mesazhin që vetëm drejtësia duhet të flasë dhe asnjë mënyrë mos t’i lihet asnjë hapësirë politikës apo interpretimeve politike në verdiktin e fundit”, ka deklaruar ai.