Arrestohen dy persona për deklarim të rremë në Pejë
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë, në koordinim me prokurorin kompetent dhe me autorizim të Gjykatës, ka ndërmarrë veprime hetimore ndaj një rasti të deklarimit të rremë. Sipas DHKEK, dy personat e dyshuar, F.SH. (2000) dhe A.K. (2005), më 13 janar 2026, pranë Qendrës për Pajisje me Dokumente të Identifikimit…
Lajme
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë, në koordinim me prokurorin kompetent dhe me autorizim të Gjykatës, ka ndërmarrë veprime hetimore ndaj një rasti të deklarimit të rremë.
Sipas DHKEK, dy personat e dyshuar, F.SH. (2000) dhe A.K. (2005), më 13 janar 2026, pranë Qendrës për Pajisje me Dokumente të Identifikimit në Pejë, kanë garantuar për identitetin e një personi tjetër, A.R. (2003), duke bërë deklarim të rremë, raporton lajmi.net
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve të tyre dhe më pas u janë ndaluar nga policia sipas vendimit të prokurorit kompetent.
Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë konfirmojnë përkushtimin e tyre në luftën kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit, duke vepruar me ligjshmëri, transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës./Lajmi.net/