Hazir Haziri lirohet nga burgu në Serbi, u burgos në shtator të vitit të kaluar

Hazir Haziri është liruar nga autoritetet e Serbisë, pas mbajtjes në paraburgim që nga data 8 shtator 2025, kur ishte arrestuar në pikën kufitare në Merdarë. Lajmin për lirimin e tij e ka konfirmuar avokati Arianit Koci, i cili ka theksuar se ky zhvillim dëshmon qartë se arrestimi i Hazirit ka qenë i pabazuar dhe…

Lajme

21/01/2026 17:11

Hazir Haziri është liruar nga autoritetet e Serbisë, pas mbajtjes në paraburgim që nga data 8 shtator 2025, kur ishte arrestuar në pikën kufitare në Merdarë.

Lajmin për lirimin e tij e ka konfirmuar avokati Arianit Koci, i cili ka theksuar se ky zhvillim dëshmon qartë se arrestimi i Hazirit ka qenë i pabazuar dhe i ngritur mbi pretendime të pambështetura në fakte, raporton lajmi.net

Sipas Kocit, rasti i Hazir Hazirit nënvizon nevojën urgjente që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë mbështetje të menjëhershme juridike, sa herë që përballen me ndalime të padrejta jashtë vendit, veçanërisht në Serbi.

“Si avokat, do të vazhdoj të angazhohem që asnjë qytetar i Republikës së Kosovës të mos mbetet i pambrojtur në burgjet e Serbisë, pavarësisht rrethanave apo akuzave të pabazuara. Kjo është përgjegjësi profesionale dhe njerëzore,” ka deklaruar Koci.

Postimi i plotë:

Hazir Haziri sapo është liruar nga autoritetet e Serbisë, pas mbajtjes në paraburgim prej 08.09.2025, kur ishte arrestuar në pikën kufitare në Merdarë.
Lirimi i tij e konfirmon se arrestimi ka qenë i pabazuar dhe i ngritur mbi pretendime të pambështetura në fakte.
Rasti nënvizon domosdoshmërinë që qytetarët e Kosovës të kenë mbështetje të menjëhershme juridike sa herë që përballen me ndalime të padrejta jashtë vendit.
Si avokat, do të vazhdoj të angazhohem që asnjë qytetar i Republikës së Kosovës të mos mbetet i pambrojtur në burgjet e Serbisë, pavarësisht rrethanave apo akuzave të pabazuara.
Kjo është përgjegjësi profesionale dhe njerëzore.
Gjendja shëndetësore e z. Haziri është e mirë./Lajmi.net/