Çitaku: Në ditën e Pavarësisë protestojmë për ata që na sollën lirinë dhe ndërtuan shtetin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka mbështetur protestën e 17-shkurtit të organizuar nga platforma “Liria ka Emër” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Çitaku ka thënë se Ditën e Pavarësisë do të protestojnë për drejtësi dhe për ata që Kosovës ia sollën lirinë dhe…

Lajme

21/01/2026 15:58

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka mbështetur protestën e 17-shkurtit të organizuar nga platforma “Liria ka Emër” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Çitaku ka thënë se Ditën e Pavarësisë do të protestojnë për drejtësi dhe për ata që Kosovës ia sollën lirinë dhe ndërtuan shtetin, njofton Dukagjini.

“Drejtësi, jo politikë! Në ditën e Pavarësisë, nuk do të heshtim. Protestojmë për drejtësi, për ata që na sollën lirinë dhe që ndërtuan shtetin: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Pa politikë. Pa zvarritje. Sepse drejtësia për çlirimtarët është drejtësi për Kosovën”, ka shkruar Çitaku.