Arrestohet i dyshuari për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje në Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar lidhur me rastin e “Vrasjes e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, i cili ndodhi më 21 dhjetor 2025 në rrugën “Wesley Clark” në Ferizaj, ku një person mbeti i plagosur. I dyshuari, A.R., 31 vjeç, kontaktoi…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar lidhur me rastin e “Vrasjes e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, i cili ndodhi më 21 dhjetor 2025 në rrugën “Wesley Clark” në Ferizaj, ku një person mbeti i plagosur.
I dyshuari, A.R., 31 vjeç, kontaktoi vetë Qendrën e Komunikimit Rajonal të Policisë në Ferizaj rreth orës 11:15, duke shprehur gatishmërinë për vetëdorëzim. Hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me një njësi patrulluese, shkuan në adresën e tij dhe realizuan arrestimin.
Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa prokurori i rastit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë. Hetimet për rastin vazhdojnë. /Lajmi.net/