Raportimi i lajmit- Prokuroria dorëzon kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Arianit Sllamnikut
Policia e Kosovës ka arrestuar dje Arianit Sllamnikun, pas publikimit të hulumtimit nga lajmi.net në lidhje me trajtimin që ai po u bënte fëmijëve të spektrit autik e personave të tjerë. Sllamniku dyshohet për dy vepra penale, derisa Prokuroria Themelore në Gjilan tanimë ka dorëzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar dje Arianit Sllamnikun, pas publikimit të hulumtimit nga lajmi.net në lidhje me trajtimin që ai po u bënte fëmijëve të spektrit autik e personave të tjerë.
Sllamniku dyshohet për dy vepra penale, derisa Prokuroria Themelore në Gjilan tanimë ka dorëzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Sllamniku rrezikon paraburgimin prej një muaji, duke vazhduar më pas me procesin hetues tutje.
“Referuar kërkesës tuaj për informacion lidhur me rastin e ditës së djeshme, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, sot me datë 21 janar 2026 ka dorëzuar Kërkesën për caktimin e masës së Paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet A.S, në Gjykatën Themelore në Gjilan”,u tha në përgjigjen e prokurorisë dhënë për lajmi.net.
Duhet përkujtuar që Sllamniku publikisht deklaroi se e “shëron autizmin”, derisa fëmijët me spektër autik duhet trajtuar e jo shëruar pasi që në fakt kjo nuk është sëmundje.
Përmes këtyre veprave joligjore, Sllamniku dyshohet të ketë përfituar mijëra euro nga secili rast që ai merrte të trajtonte./Lajmi.net/