Ambasada e Francës për Rugovën: Një burrë shteti vizionar dhe arkitekt i paqe
Ambasadori i Francës në Kosovës, Olivier Guerot ka bërë sot homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, në rastin e 20-vjetorit të vdekjes së tij. Në postimin e bërë nga Ambasada e Francës, Rugovën e përshkruajnë si burrë vizionar dhe arkitekt i paqes, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Sot, ambasadori i Francës, Olivier Guérot, vendosi…
Lajme
Ambasadori i Francës në Kosovës, Olivier Guerot ka bërë sot homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, në rastin e 20-vjetorit të vdekjes së tij.
Në postimin e bërë nga Ambasada e Francës, Rugovën e përshkruajnë si burrë vizionar dhe arkitekt i paqes, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Sot, ambasadori i Francës, Olivier Guérot, vendosi një kurorë lulesh mbi varrin e Presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së tij.
Një burrë shteti vizionar dhe arkitekt i paqes, ai shkroi historinë e Kosovës me angazhimin e tij politik dhe intelektual.
Gjatë rrugëtimit të tij, ai u përgadit intelektualisht, ndër të tjera, në një nga kryeqytetet më të shquara botërore të mendimit dhe kulturës, djep i ideve të lirisë dhe dialogut./lajmi.net/