Kurti takohet me Marta Kos: Kosova ka qenë më e përgatitura në momentin e marrjes së statusit të vendit kandidat, e meriton atë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Davos në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. Në kuadër të këtij qëndrimi të tij në Davos, Kurti është takuar me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos. Siç ka njoftuar ZKM, në këtë takim është biseduar për progresin ekonomik dhe avancimin demokratik të vendit…

Lajme

21/01/2026 13:18

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Davos në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.

Në kuadër të këtij qëndrimi të tij në Davos, Kurti është takuar me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

Siç ka njoftuar ZKM, në këtë takim është biseduar për progresin ekonomik dhe avancimin demokratik të vendit që janë kyçe në rrugën e Kosovës drejt BE-së/

“Raporti i Vendit i Komisionit Evropian për vitin 2025 dëshmoi se Kosova ka vazhduar progresin në integrimin evropian. Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë më i përgatitur në momentin e marrjes së statusit të vendit kandidat, andaj edhe progresi demokratik i Kosovës meriton të vlerësohet me këtë status”, thuhet në komunikatën e ZKM.

Në këtë takim thuhet se është biseduar edhe rreth situatës gjeopolitike, Planit të Rritjes, bashkëpunimit rajonal dhe aktualitetit. 

“Sa i përket bashkëpunimit rajonal, kryeministri Kurti theksoi se Kosova luan rol aktiv dhe konstruktiv dhe mbështet integrimin më të gjerë ekonomik të rajonit bazuar në vlerat dhe standardet e Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/