Daut Haradinaj për Rugovën: Kujtimi i Presidentit historik do të mbetet gjithmonë i gjallë
Daut Haradinaj ka nderuar sot kujtimin e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me homazhe te varri i tij, duke theksuar rolin dhe kontributin e madh për Kosovën. Pas homazheve, Haradinaj ka vlerësuar rolin udhëheqës dhe vizionin politik të Rugovës, duke theksuar se historia e Kosovës do të ishte e paplotë pa udhërrëfimin e…
Lajme
Daut Haradinaj ka nderuar sot kujtimin e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me homazhe te varri i tij, duke theksuar rolin dhe kontributin e madh për Kosovën.
Pas homazheve, Haradinaj ka vlerësuar rolin udhëheqës dhe vizionin politik të Rugovës, duke theksuar se historia e Kosovës do të ishte e paplotë pa udhërrëfimin e tij. “Kujtimi për Presidentin Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet i përjetshëm”, ka deklaruar ai.
Dr. Ibrahim Rugova konsiderohet arkitekti i rezistencës paqësore dhe një nga figurat më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës.
Ish-Presidenti Ibrahim Rugova është ndarë nga jeta para 20 vjetësh, por trashëgimia e tij politike dhe shtetformuese vazhdon të mbetet e gjallë. /Lajmi.net/