Kolltuku i tij mbetet i zbrazët – Osmani në familjen Rugova, në 20 vjetorin e vdekjes së tij

Sot janë bërë 20 vite që kur është ndarë nga jeta ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Pranë varrit të tij, sot kanë bërë homazhe drejtues të institucioneve në Kosovë, si dhe kori diplomatik. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar edhe familjen Rugova në shtëpinë e tyre. “Nderim i përjetshëm për Presidentin historik, Dr. Ibrahim…

Lajme

21/01/2026 11:44

Sot janë bërë 20 vite që kur është ndarë nga jeta ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Pranë varrit të tij, sot kanë bërë homazhe drejtues të institucioneve në Kosovë, si dhe kori diplomatik.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar edhe familjen Rugova në shtëpinë e tyre.

“Nderim i përjetshëm për Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova, atin themeltar të Republikës sonë, njeriun që udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë. Ai mbetet simbol i paqes dhe i lirisë, ndaj lavdia e tij është e përhershme”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Në fotografitë e publikuara nga Osmani në shtëpinë e familjes Rugova, shihet që kolltuku i Presidentit Rugova është i zbrazët dhe askush nuk është ulur aty.

Osmanin e kanë pritur gruaja e Presidentit Rugova, Fana Rugova, vajza e tij Teuta Rugova, djali i tij Ukë Rugova dhe nusja Blerta Kllokoqi Rugova. Në fotografinë e familjes Rugova, ka munguar djali tjetër i tij, Mendim Rugova. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: