Situatë e rënduar në QKUK- Në klinikën e Gjinekologjisë mungon “Oksitocina”, në dy klinika mungojnë fashat e terapitë tjera
Probleme të shumta janë shfaqur në fundi në kuadër të shëndetësisë në Kosovë. Mungesa e barërave, e deri edhe tek klinikat shpesh herë të shkatërruara të mbuluara nga myku. Aty ku qytetarët kanë shpresë për të gjetur zgjidhje në problemet e tyre shëndetësore, shpesh herë u dëmtohet shëndeti edhe më keq. E një situatë aspak…
Lajme
Probleme të shumta janë shfaqur në fundi në kuadër të shëndetësisë në Kosovë.
Mungesa e barërave, e deri edhe tek klinikat shpesh herë të shkatërruara të mbuluara nga myku.
Aty ku qytetarët kanë shpresë për të gjetur zgjidhje në problemet e tyre shëndetësore, shpesh herë u dëmtohet shëndeti edhe më keq.
E një situatë aspak e lakmueshme është momentalisht në disa klinika në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se në klinikën e Gjinekologjisë kanë mungesë të “Oksitocinës”.
Oksitocina është një oligopeptide që ndërtohet nga 8 aminoacide.
Kjo substancë luan rol tejet të rëndësishëm në shumë procese fiziologjike e psikologjike, duke përfshirë këtu dhimbjet e lindjes tek gratë shtatzëna.
Faktikisht kjo substancë është kyçe në klinikën e Gjinekologjisë ty ku përcillen shtatzënitë, bëhen lindjet apo edhe abortet.
Përpos kësaj, gjendje aspak e mirë është edhe tek klinika e Reumatologjisë.
Në këtë klinikë ka mungesë të terapive tash e disa kohë, terapi këto tejet të rëndësishme për sëmundjet autoimune që trajtohen aty. Në këtë klinikë po ashtu shqetësuese është edhe gjendja në të cilën mbahen pacientët. S’ka dhoma të lira, e pacientët detyrohen që terapitë biologjike tejet të rënda t’i marrin na karriget e korridoreve.
E për më tepër në këto dy klinika ka mungesë edhe të fshave, produkt tejet elementar që do të duhej ta kishin çdoherë të siguruar.
Në lidhje me këto mungesa deri në momentin e publikimit, përgjigje nuk pati nga Shërbimi Spitalit Klinik Universitar i Kosovës.
Krejt kjo gjendje e rënduar në shëndetësi, vie derisa në vendin tonë institucionet vazhdojnë të jenë në “bllokadë” zgjedhje pas zgjedhjeve./Lajmi.net/