Osmani bën homazhe te varri i Rugovës: E bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës, në 20 vjetorin e vdekjes së tij. Ajo është deklaruar për media, ku ka thënë se Rugova ishte arkitetk i Pavarësisë së Kosovës. “Sot është 20-vjetori i shkuarjes në amshim të atit themeltar të Republikës së Kosovës, arkitektit të…

Lajme

21/01/2026 10:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës, në 20 vjetorin e vdekjes së tij.

Ajo është deklaruar për media, ku ka thënë se Rugova ishte arkitetk i Pavarësisë së Kosovës.

“Sot është 20-vjetori i shkuarjes në amshim të atit themeltar të Republikës së Kosovës, arkitektit të pavarësi, njeriut që i dha gjithçka Republikës tonë dhe ndërtoi vizionin për të ecur përpara edhe brezat që do të vijnë pas nesh. Presidenti Rugova e bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci”, ka thënë Osmani. /Lajmi.net/