Pas Osmanit, edhe Netanyahu pranon ftesën e Trumpit që të jetë anëtar i Bordit të Paqës

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të jetë anëtar i Bordit të Paqes. Ai ka pranuar ftesën e presidentit të ShBA-ve, Donald Trump, për të qenë anëtar, kështu ka njoftuar zyra e Netanyahut, transmeton lajmi.net. Pse po krijohet Bordi i Paqës?  Bordi i Paqes lidhet me çështjen e Izraelit me Palestinënë dhe po krijohet pikërisht…

Bota

21/01/2026 10:51

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të jetë anëtar i Bordit të Paqes.

Ai ka pranuar ftesën e presidentit të ShBA-ve, Donald Trump, për të qenë anëtar, kështu ka njoftuar zyra e Netanyahut, transmeton lajmi.net.

Pse po krijohet Bordi i Paqës? 

Bordi i Paqes lidhet me çështjen e Izraelit me Palestinënë dhe po krijohet pikërisht çështjet dhe arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Pjesë e këtij Bordi do të jenë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sot Osmani bëri të ditur letrën që e ka marrë nga Trump për të qenë në Bordin e Paqës.

“Më 29 shtator 2025, shpalla planin gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, një udhërrëfyes i jashtëzakonshëm me 20 pika, i përqafuar me shpejtësi nga të gjithë liderët botërorë, përfshirë krerë shtetesh kryesore në botën arabe, Izrael dhe Evropë. Në vazhdim të këtij plani, më 17 nëntor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë dërrmuese Rezolutën 2803, duke e mirëpritur dhe mbështetur këtë vizion.

Tani ka ardhur koha që të gjitha këto ëndrra të kthehen në realitet. Në zemër të planit qëndron Bordi i Paqes, bordi më mbresëlënës dhe më me ndikim që është krijuar ndonjëherë, i cili do të themelohet si një Organizatë e re Ndërkombëtare dhe Administratë Qeverisëse Transitore” thuhet në letrën e Trumpit./lajmi.net/