​Digjet një shtëpi në Malishevë, vdes një grua mbi 50 vjeç

Në fshatin Goriq të Malishevës është djegur mbrëmë një shtëpi dhe si pasojë ka mbetur e vdekur një grua mbi të 50-at. Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta i cili theksoi se shkaqet e zjarrit ende nuk dihen. “Rasti i zjarrit është raportuar të ketë ndodhur në…

Lajme

21/01/2026 09:17

Në fshatin Goriq të Malishevës është djegur mbrëmë një shtëpi dhe si pasojë ka mbetur e vdekur një grua mbi të 50-at.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta i cili theksoi se shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

“Rasti i zjarrit është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Goriq, Malishevë. Viktima rreth 53-54 vjeçare. Shkaku i zjarrit nuk dihet”, ka thënë Graishta.