Trump i dërgon letër Osmanit, e fton Kosovën të bëhet themeluese e Bordit të Paqes

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka dërguar një letër Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit. Përmes kësaj letre, Trump e ka ftuar Republikën e Kosovës që të bëhet anëtare themeluese në Bordin e Paqes. Në lidhje me këtë, ka shkruar Presidentja Osmani përmes një postimi në Facebook, e cila ka thënë se është thellësisht e…

Lajme

21/01/2026 09:12

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka dërguar një letër Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Përmes kësaj letre, Trump e ka ftuar Republikën e Kosovës që të bëhet anëtare themeluese në Bordin e Paqes.

Në lidhje me këtë, ka shkruar Presidentja Osmani përmes një postimi në Facebook, e cila ka thënë se është thellësisht e nderuar për të qenë krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt.

“Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike. Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej. Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati”, ka shkruar Osmani,.

Ajo ka publikuar edhe letrën e plotë të Trump drejtuar Osmanit. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: