Rast i rëndë në Restelicë të Dragashit: Djali vret nënën e tij
Një rast tejet i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit. Djali 30 vjeçar ka vrarë nënën e tij 60 vjeçare, shkruan lajmi.net. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi. Ai ka thënë se i dyshuari, ka pasur probleme të shëndit…
Lajme
Një rast tejet i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit.
Djali 30 vjeçar ka vrarë nënën e tij 60 vjeçare, shkruan lajmi.net.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.
Ai ka thënë se i dyshuari, ka pasur probleme të shëndit mendor.
“Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës. I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore. Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/