AUV ndalon importin e shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyra nga Polonia
Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë, ka njoftuar se raportet e Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve dhe Komisionit Evropian të datës 11 janar 2026, kanë njoftuar se në Poloni është konfirmuar prania e Avian Influenza. Sipas AUV-it, sëmundja është evidentuar në ferma komerciale, familjare dhe te shpezët e egra në regjionet Lubuskie, Wielkopolskie, Kodzkie…
Lajme
Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë, ka njoftuar se raportet e Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve dhe Komisionit Evropian të datës 11 janar 2026, kanë njoftuar se në Poloni është konfirmuar prania e Avian Influenza.
Sipas AUV-it, sëmundja është evidentuar në ferma komerciale, familjare dhe te shpezët e egra në regjionet Lubuskie, Wielkopolskie, Kodzkie dhe Podlaskie.
Për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore në Kosovë, AUV ka ndaluar menjëherë importin e shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga zonat e prekura, përveç nëse ato kanë origjinën nga ferma të paprekura nga sëmundja, të cilat gjenden në një rreze prej 50 km larg zonave të prekura.
“Kjo masë hyn në fuqi menjëherë dhe mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës. AUV do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe informimin e publikut dhe operatorëve ekonomikë për çdo ndryshim eventual. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdonë ta monitorojë me kujdes situatën epidemiologjike dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje. Publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual”, ka njoftuar AUV. /Lajmi.net/