Zyrtare: Trim Tërnava emërohet Kryeshef Ekzekutvi i KOSTT-it

Pas një procesi transparent dhe konkurrues, Bordi i Drejtorëve i KOSTT Sh.A. ka emëruar njëzëri Trim Tërnavën Kryeshef Ekzekutiv, i cili do të fillojë detyrën më 16 shkurt 2026. Vendimi u mor në mbledhjen e bordit të mbajtur më 19 janar 2026, në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, transmeton lajmi.net. Z. Tërnava ka përfunduar…

Lajme

20/01/2026 15:52

Pas një procesi transparent dhe konkurrues, Bordi i Drejtorëve i KOSTT Sh.A. ka emëruar njëzëri Trim Tërnavën Kryeshef Ekzekutiv, i cili do të fillojë detyrën më 16 shkurt 2026.

Vendimi u mor në mbledhjen e bordit të mbajtur më 19 janar 2026, në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, transmeton lajmi.net.

Z. Tërnava ka përfunduar studimet master në Ekonomi të Energjisë në Rice University, SHBA, ndërsa studimet themelore i ka kryer në Inxhinieri Elektrike në Universitetin e Prishtinës.

Me një përvojë të gjatë mbi një dekadë në sektorin e energjisë, ai ka përgatitje të avancuar akademike dhe profesionale në fusha si ekonomia e energjisë, zhvillimi i tregut të energjisë, tranzicioni energjetik dhe integrimi rajonal e evropian.

Në detyrën e re, z. Tërnava synon të forcojë rolin e KOSTT në arritjen e objektivave strategjike të shoqërisë, duke vënë theksin te operimi i sigurt, i qëndrueshëm dhe i besueshëm i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të energjisë elektrike./lajmi.net/