Ndërprerje e furnizimit me ujë në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan

Hidromorava njofton konsumatorët se, për shkak të një defekti në gypin e ujësjellësit, furnizimi me ujë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në lagjen “Dheu i Bardhë” është ndërprerë. Kompania bën të ditur se çdo ndryshim në situatë apo informacion shtesë do t’i bëhet i ditur qytetarëve përmes kanaleve zyrtare të komunikimit. Konsumatorët ftohen të tregojnë mirëkuptim…

Lajme

20/01/2026 15:51

Hidromorava njofton konsumatorët se, për shkak të një defekti në gypin e ujësjellësit, furnizimi me ujë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në lagjen “Dheu i Bardhë” është ndërprerë.

Kompania bën të ditur se çdo ndryshim në situatë apo informacion shtesë do t’i bëhet i ditur qytetarëve përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

Konsumatorët ftohen të tregojnë mirëkuptim dhe durim deri në normalizimin e furnizimit.