Zemaj: Çdo ditë një skandal i ri, shëndetësia në nivelin më të ulët – kërkohet hetim i pavarur dhe dorëheqje
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes në sektorin e shëndetësisë, duke e cilësuar atë si në nivelin më të ulët të përgjegjësisë institucionale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zemaj tha se degradimi i shëndetësisë gjatë këtij mandati qeverisës po lë pasoja afatgjata dhe të vështira për t’u…
Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes në sektorin e shëndetësisë, duke e cilësuar atë si në nivelin më të ulët të përgjegjësisë institucionale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zemaj tha se degradimi i shëndetësisë gjatë këtij mandati qeverisës po lë pasoja afatgjata dhe të vështira për t’u riparuar, raporton lajmi.net
Sipas tij, sektori po përballet çdo ditë me skandale dhe afera të reja, ndërkohë që profesionistët shëndetësorë dhe stafi janë nën presion të papranueshëm nga, siç i quajti ai, klikat qeverisëse.
Postimi i plotë:
Sektori i shëndetësisë ndodhet në nivelin më të ulët të përgjegjësisë institucionale. Degradimi i ndodhur gjatë këtij mandati qeverisës po lë pasoja afatgjata, të vështira për t’u riparuar.
Çdo ditë një skandal i ri. Çdo ditë një aferë më e rëndë se tjetra. Ndërkohë, profesionistët shëndetësorë dhe stafi janë nën presion të papranueshëm nga klikat qeverisëse, duke ju cenuar dinjitetin dhe duke krijuar mundësi për abuzuesit në emër të shëndetësisë profesionale.
Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më. Kërkohet hetim i plotë dhe i pavarur për të gjitha këto afera.
Dorëheqjet janë veprimi me i paktë i përgjegjësve.
Shëndetësia është shërbim jetik, jo mjet për abuzim për interesa personale e të parapolitikës së partisë./Lajmi.net/