Pas 25 vitesh uzurpimi, lirohet Shtëpia e Kulturës në Plemetin
Komuna e Obiliqit ka ndërmarrë sot një aksion për lirimin e pronave të uzurpuara, nën udhëheqjen e Drejtorisë së Inspekcionit dhe me angazhimin e trupës inspektuese. Si rezultat i këtij aksioni, pas më shumë se 25 vitesh, është liruar prona në fshatin Plemetin, përkatësisht objekti i Shtëpisë së Kulturës, i cili ishte në shfrytëzim pa…
Lajme
Komuna e Obiliqit ka ndërmarrë sot një aksion për lirimin e pronave të uzurpuara, nën udhëheqjen e Drejtorisë së Inspekcionit dhe me angazhimin e trupës inspektuese.
Si rezultat i këtij aksioni, pas më shumë se 25 vitesh, është liruar prona në fshatin Plemetin, përkatësisht objekti i Shtëpisë së Kulturës, i cili ishte në shfrytëzim pa bazë ligjore, transmeton lajmi.net.
Sipas komunës, veprimet janë ndërmarrë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të rendit ligjor dhe respektimit të së drejtës së pronës.
Institucionet komunale kanë theksuar se do të vazhdojnë trajtimin e të gjitha rasteve të uzurpimit të pronës publike dhe private, pa dallim, me qëllim të mbrojtjes së interesit publik dhe forcimit të sundimit të ligjit.
Komuna e Obiliqit ka vlerësuar se ky aksion dëshmon përkushtimin institucional për garantimin e të drejtave pronësore dhe zbatimin e ligjit për të gjithë qytetarët./lajmi.net/