Hamza takon ambasadorin slloven, theksohet mbështetja për Kosovën
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj. Gjatë takimit, Hamza dhe Blaj diskutuan për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për proceset me interes të ndërsjellë. Kryetari i PDK-së e njoftoi ambasadorin Blaj për…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Gjatë takimit, Hamza dhe Blaj diskutuan për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për proceset me interes të ndërsjellë.
Kryetari i PDK-së e njoftoi ambasadorin Blaj për situatën politike në vend dhe qëndrimet e partisë lidhur me stabilitetin institucional dhe orientimin euroatlantik të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare në këtë proces.
Hamza shprehu mirënjohjen për rolin e ambasadës sllovene dhe për kontributin e vazhdueshëm të Sllovenisë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për mbështetjen e dhënë Kosovës në proceset ndërkombëtare dhe integruese.
Nga ana e saj, Partia Demokratike e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për forcimin e partneritetit me vendet mike dhe aleate të Kosovës, duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj rrugës evropiane të vendit. /Lajmi.net/