Arrestohen katër persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ryshfet në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, tre meshkuj dhe një femër, shtetas kosovarë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit dyshohet se kanë marrë ryshfet në këmbim të pajisjes së personave të ndryshëm me leje për armë, pa qenë të pranishëm vetë aplikuesit gjatë procedurës, raporton lajmi.net…

Lajme

20/01/2026 09:18

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, tre meshkuj dhe një femër, shtetas kosovarë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit dyshohet se kanë marrë ryshfet në këmbim të pajisjes së personave të ndryshëm me leje për armë, pa qenë të pranishëm vetë aplikuesit gjatë procedurës, raporton lajmi.net

Në kuadër të hetimeve, janë realizuar kontrolle në dy shtëpi/banesa private, një lokal afarist dhe një zyrë brenda objektit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar shtatë telefona mobilë, dosje dhe dokumente të ndryshme që lidhen me veprën penale.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Lajmi.net/