Ekstradim ndërkombëtar: Personi i kërkuar dërgohet nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot kanë realizuar ekstradimin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut nga Republika e Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut. Sipas policisë, “personi i ekstraduar ishte arrestuar më herët nga njësitet e Policisë së Kosovës, pasi…

Lajme

19/01/2026 21:58

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot kanë realizuar ekstradimin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut nga Republika e Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut.

Sipas policisë, “personi i ekstraduar ishte arrestuar më herët nga njësitet e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut. I dyshuari ishte i arratisur nga burgu, ku ishte duke vuajtur dënimin për veprën penale “Grabitje””.

“Procesi i ekstradimit është realizuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë: