Takim në Davos: Kryeministri Kurti dhe ministri Sidhu diskutojnë marrëdhëniet Kosovë-Kanada
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Shtëpinë e Kosovës në Davos ministrin e Promovimit të Eksportit, Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë, Maninder Sidhu. Gjatë takimit, u diskutuan marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy shteteve. U veçua bashkëpunimi në industrinë minerare, ku…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Shtëpinë e Kosovës në Davos ministrin e Promovimit të Eksportit, Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë, Maninder Sidhu.
Gjatë takimit, u diskutuan marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy shteteve. U veçua bashkëpunimi në industrinë minerare, ku Kosova kishte marrë pjesë vitin e kaluar në Konferencën Botërore për Hulumtim dhe Shfrytëzim të Mineraleve, PDAC 2025, në Toronto.
Përveç sektorit minerar, u diskutua edhe potenciali për fuqizim të bashkëpunimit në infrastrukturë, teknologji të informacionit dhe mbrojtje.
Ky ishte takimi i parë mes kryeministrit Kurti dhe ministrit Sidhu, ku kryeministri falënderoi Kanadanë për përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese, për angazhimin e saj në kontigjentin e KFOR-it dhe për mbështetjen ndaj integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. /Lajmi.net/