Ademi për 125-vjetorin e futbollit hungarez: Futbolli na bashkon ndërkombëtarisht

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes një postimi në Facebook, uroi 125-vjetorin e themelimit të Federatës së Futbollit të Hungarisë. Në postimin e tij, Ademi shprehu respekt dhe përkushtim për bashkëpunimin ndërkombëtar me UEFA-n dhe FIFA-n, duke shënuar rëndësinë e harmonizimit dhe bashkëpunimit në zhvillimin e futbollit në rajon dhe më…

Sport

19/01/2026 20:51

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes një postimi në Facebook, uroi 125-vjetorin e themelimit të Federatës së Futbollit të Hungarisë.

Në postimin e tij, Ademi shprehu respekt dhe përkushtim për bashkëpunimin ndërkombëtar me UEFA-n dhe FIFA-n, duke shënuar rëndësinë e harmonizimit dhe bashkëpunimit në zhvillimin e futbollit në rajon dhe më gjerë.

Ai gjithashtu përmendi figurat kryesore të futbollit ndërkombëtar, Aleksander Ceferin dhe Gianni Infantino, si shembuj të lidershipit dhe bashkëpunimit sportiv global. /Lajmi.net/