Hamza për zgjedhjet e brendshme: Hap i rëndësishëm drejt forcimit të PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se PDK-ja po hyn në një fazë të re riorganizimi. Ai përmes një postimi në Facebook, tha se zgjedhjet e brendshme janë hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së. PDK-ja po hyn në një fazë të re riorganizimi. Zgjedhjet e brendshme, për të cilat sot…

Lajme

19/01/2026 17:35

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se PDK-ja po hyn në një fazë të re riorganizimi.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se zgjedhjet e brendshme janë hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së.

PDK-ja po hyn në një fazë të re riorganizimi. Zgjedhjet e brendshme, për të cilat sot diskutova edhe me kryetarët e degëve, janë hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së.

“Ne synojmë më shumë, sepse Kosova ka nevojë për më shumë. Ka nevojë edhe për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar. Kjo kërkon punë të vazhdueshme, degë aktive dhe hapësirë më të madhe për të rinjtë, në çdo nivel të partisë. Kjo është rruga për një PDK më afër qytetarëve dhe gjithnjë në shërbim të Kosovës”, ka shkruar Hamza.